BDI: Mexhiti pranoi që ai ka vendosur për legalizimet në Çair, e jo ligji

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj qëndrimeve të shprehura të ish kreut të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus në TV21 dhe dënon ashpër tentativën e tij për t’i ikur përgjegjësisë për krimin e bërë me legalizimet e objekteve dhe ndërtesave në Çair duke hedhur fajin në mënyrë absurde dhe pa asnjë bazë ligjore ndaj qytetarëve të Çairit.

Marketing

“Izet Mexhiti botërisht pranoi në televizion se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërteseve i ka marrë si kryetar i komunës dhe me preferenca politike/korruptive, e jo në mënyrë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore. Parashtrojmë pyetjen se pse ai, nëse e ka ditur se po bën shkelje të rëndë ligjore ka vendosur të nënshkruajë aktet e legalizimit të objekteve që po i përmend bashkë me mbi 30 ndërtesa kolektive të ndërtuara pas vitit 2011 dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për rrënimin e tyre. Mbrëmë, Izet Mexhiti e pranoi me gojën e vet atë që e dijnë të gjithë dhe mediat e kanë botuar, e ajo është që ai ka vendosur vet për legalizimet e objekteve pa leje, e jo ligji! Ftojmë organet e drejtësisë pas këtij pranimi flagrant të përgjegjësisë të veprojë sipas detyrës. Bashkimi Demokratik për Integrim potencon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për zbatimin e tij përgjegjës absolut janë bartësit e caktuar të funksioneve publike dhe në asnjë mënyrë faji për moszbatimin e ligjeve nuk duhet t’u hidhet qytetarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.(INA)

Marketing