Sipas një ankete të realizuar nga agjencia “Market Vision” për portalin “MKD” në kampin maqedonas zgjedhjet e ardhshme do ti fitoj VMRO-DPMNE me 15.2 për qind. Kështu janë përgjigjur qytetarët në pyetjen: Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?
Për LSDM-në janë deklaruar 13.5 për qind e respodentëve, ndërkaq në bllokun shqiptarë sipas këtij hulumtimi prin BDI-ja me 6.8 për qind.
Aleanca për Shqiptarët 3.4 për qind dhe 1.9 për qind e të anketuarve do të votonin për Besën. Për Alternativën do të votonin 0.6 për qind.