BDI: “Sojuzi” LSDM-BESA, kundër interesave shqiptare

Dështimi i unifikimit të votës opozitare shqiptare dhe shndërrimi i saj në “sojuzin” LSDM-BESA defaktorizon sërish
shqiptarët, tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi në debatin e emisionit “Rruga Drejt” në Alsat-M.

Marketing

“Sot, në vend që të përgëzonim bashkimin e madh të partive të vogla shqiptare, fatkeqësisht po konstatojmë defaktorizimin e serishëm të votës shqiptare nga po këto parti”, ka thënë Ademi, ndërsa ka shprehur.

keqardhje për dështimin e bashkimit të opozitës shqiptare.
“Shpreh keqardhje për dështimin e unifikimit të partive të voglashqiptare, të cilat nuk arritën të bëhen bashkë për arsye të interesave të ngushta personale. Ky veprim i këtyre partive është në kundërshtim me interesat shqiptare dhe paraqet përpjekje dëshpëruese për të gjetur shpëtim në skenën politike”, është shprehur ministri i Arsimit.

Shkrirja e ashtuquajtur “sojuz” e Besës në LSDM, ka vijuar më tej Ademi, është interes i tyre partiak dhe vendim i kryesuesve të këtyre partive.

Marketing