Beatrix Ramosaj paralajmëron projektin e ri muzikor

Beatrix Ramosaj, ishte njëri nga personazhet më të komentuar qysh nga hyrja e saj në “Big Brother VIP”.

Marketing

Vëmendje të madhe, këngëtarja mori me lidhjen e saj me Donald Veshajn krijuar brenda “BBV”.

Lidhje kjo që nuk zgjati edhe jashtë këtij spektakli.

“Vonë”, mbetet projekti i saj i fundit i cili numëron mbi një milionë klikime në ‘Youtube’.

Por, duket se një projekt tjetër është rrugës.

Në një postim të shpërndarë në ‘InstaStory’, ajo zbulon se ka gati projektin e radhës.

“Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Trixa, nuk ka dhënë detaje më të hollësishme duke mos zbuluar as emrin e këngës e as datën e lansimit.

Këngët e fundit të Trixës, ndërkohë u cilësuan si dedikime për Donaldin.