Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë shumë e komentuar këto javë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.
Lidhja që krijoi brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj, bëri që ajo të përballet edhe me paragjykime, nga ata fansa që Donaldin e shihnin të përkryer si partner të ish-të dashurës, prezantueses Bora Zemani.
Pas daljes Ramosaj ka reflektuar dhe ka parë se si është parë lidhja e saj me Donaldin nga jashtë, duke bërë ditë më parë një rrëfim emocional në rrjetet sociale.
Ndërkohë, në të njëjtën kohë ajo duket se ka përgatitur edhe një këngë të re, e cila i dedikohet tërësisht aventurës së Big Brother VIP dhe në veçanti lidhjes me aktorin.
“Faj” mban titullin kjo këngë e cila është ritmike në sensin e baladës dhe është shkruar nga vet ajo dhe Albani.