Gazetari serb paralajmëron trazira në Kosovë gjatë pranverës

Gazetari veteran nga Banjalluka, Branislav Bozhiq, vlerëson se kriza në Bosnjë-Hercegovinë është gjeopolitike.

Marketing

Gazetari i të përjavshmes beogradase “NIN”, në një intervistë për portalin “SrpskaInfo”, tha se është hera e parë që secila palë në Bosnjë, ka nga një aleat të fortë pas vetes.

“Mendoj se fundi i situatës sonë nuk do të shënohet nga dëshirat. Zgjidhja e vërtetë e krizës apo ndezja e saj, do të përcaktohet nga lojtarët e mëdhenj. E di që kjo tingëllon si teori konspirative, por jemi pjesë e një pakete të interesave të ndryshme”, tha Bozhiq.

Marketing