Këngëtarja me nam botëror dhe me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, së shpejti do ta publikojë albumin e saj të dytë.
Ndërkaq, Rexha ka paralajmëruar se nga mesi i shumë projekteve muzikore do të lansojë edhe një këngë të re në bashkëpunim me reperin, Lil Uzi Vert.
Këngëtarja ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se veçse e ka përgatitur një bashkëpunim, të cilin ajo ka thënë se do ta lansojë për publikun gjatë së premtes.
Rexha ka postuar gjithashtu edhe një fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa kësisoj ka zbuluar edhe titullin e këngës.
“Die for a man”, bëhet e ditur se është projekti i radhës i këngëtares.
Albumi i ri i Bebe Rexhës është paralajmëruar ndryshe se do të lansohet më 7 maj.