Behixhudin Shehapi mbrojti temën e doktoraturës

Në hapësirat e Institutit të Historisë Kombëtare në Shkup BehixhudinShehapi e mbrojti temën e doktoraturës para komisionit shkencor.BehixhudinShehapi finalizoi një kapitull të ri për arritjen e gradës më të lartë shkencore, doktor shkence.
Tema e doktoratës titullohet: “Trashëgimia kulturore osmane në Tetovë dhe roli i Abdurrahman Pashës në gjysmën e parë të shekullin 19”.
Një periudhë të gjatë kohore janë bërë studime e hulumtime të ndryshme, dhe mbrojtja e tëmësrrumbullakëson dhe kurorëzon një angazhim disavjeçar të hulumtimeve për monumentet e kulturës nga periudha osmane në Tetovë dhe personalitetin e shquar të Abdurrahman Pashës, i cili ka vepruar në këtë qytet dhe i cili njihet si donator dhe ndërtues i Xhamisë së Pashës, e njohur edhe si Xhamia e Larme.
Njëherit ky punim nxjerr në pah edhe publikimin e dokumenteve të dalura për herë të parë nga arkivi i Stambollit.
Komisioni shkencor në përbërje: akademik DragiGeorgiev, mentori prof.dr. Ahmet Sherif dhe anëtarët, si: prof. dr. LjubicaPopovska, prof. dr. Qani Nesimi dhe prof.dr. VladimirJanev,dijetarë dhe punëtorë shkencorë, që secili në lëmin e vet ka dhënë një kontribut të veçantë për shkencën, e vlerësoi lartë punë e bërë në prezantimin e temës dhe punimit në tërësi.Sygjerim i punëtorëve shkencorë, anëtarë të këtij komisioni, ishte se punimi me të gjitha karakteristikat që posedon, duhet të botohet si libër, sepse me dokumentet e gjetura historike dhe të botuara për herë të parë deri më tani, do të ndriçohet akoma më shumë historia e Tetovës në një nga periudhat e saj më të ndritshme.Teksti i botuar shkencor do të shërbente për studiuesit e fushave të ndryshme e sidomos do të pasuronte historinë e artit dhe atë kombëtare me fakte të reja për këtë periudhë kohore.

Marketing

Marketing