Zvicra heq shtetësinë për ‘sjellje të padrejtë dhe mashtruese

Një gruaje që fitoi një pasaportë zvicerane përmes martesës i është hequr shtetësia pasi u divorcua.

Marketing

E martuar në vitin 2010 me një burrë zviceran, 15 vjet më i madh se ajo, një grua marokene u natyralizua përmes procesit të lehtësuar në vitin 2015, por u nda nga i shoqi vetëm disa muaj më vonë.

Sapo çifti u divorcua në vitin 2017, gruaja u martua përsëri në Liban, duke ngritur dyshime tek autoritetet zvicerane për motivet e fshehta pas martesës së saj në Zvicër. Sipas raportimeve të mediave të hënën, “pasi hetimet për rrethanat e ndarjes së çiftit” dhe konkludimit se gruaja u martua shprehimisht për të marrë një pasaportë zvicerane, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) revokoi natyralizimin e saj, përcjell albinfo.ch.

Marketing