’’Bëhuni heronj të ndershmërisë“, filloi fushata edukuese kundër korrupsionit

‘’Bëhuni heronj të ndershmërisë“ është slogan i fushatës edukuese kundër korrupsionit, e cila inkurajon nxënësit e shkollave fillore të bëhen heronj të ndershmërisë duke promovuar integritet, transparencë dhe përgjegjësi në shoqëri.

Marketing

Ngjarja e parë e fushatës u mbajt në shkollën fillore „Petar Pop Arsov“ në komunën e Karposhit, në të cilën morën pjesë 120 nxënës nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë Ngjarja filloi me një ndërveprim komunikues të nxënësve me aktorin e njohur Igor Angellov, udhëheqës/moderator, i ligjëratave edukuese, sipas skenarit të Eleonora Veninovës, regjisore dhe skenariste e shquar maqedonase. Në ndërkohë, u shpallën 10-të fituesit e konkursit të eseve lidhur me temat e mësipërme, me ç ‘rast u dhanë mirënjohje nxënësve dhe nxënëseve për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme në promovimin e vlerave kundër korrupsionit.

„Ne si arsimtarë, kemi përgjegjësi për të ushqyer brezin e ardhshëm me vlerat e ndershmërisë, drejtësisë dhe sjelljes etike. Le të shërbejmë si shembull dhe t’i frymëzojmë nxënësit tanë që të zgjedhin integritetin.“, deklaroi drejtorja e shkollës, Daniella Shterijova

„Integriteti është një busull që na orienton drejt një shoqërie ku mbretëron drejtësia. Të bashkohemi në përkushtimin tonë për luftën kundër korrupsionit dhe kultivimin e kulturës së transparencës dhe përgjegjësisë “, theksoi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Kjo fushatë e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, është pjesë e Aktivitetit për kundër korrupsion dhe për integritet të cilin e zbaton Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES, ndërsa financohet nga USAID-i.

„Korrupsioni i shkatërron themelet e demokracisë dhe pengon përparimin shoqëror. Së bashku, mund të krijojmë një mjedis ku integriteti përparon dhe ruhen vlerat etike“, tha Joana Kosmа, drejtore e zyrës së Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) në Shkup.

Deri në fund të vitit është paraparë të vizitohen gjithsej 13 shkolla në të cilat do të edukohen nxënësit dhe nxënëset se si të çrrënjoset korrupsioni në vend. Është e nevojshme që nxënësit dhe nxënëset, si dhe të gjithë individët, të bëhen heronj kundër korrupsionit dhe të bëjnë dallim të dukshëm në shoqëri. Duke qëndruar së bashku kundër korrupsionit, mund të krijojmë një shoqëri e cila e mbështet integritetin, respektin dhe dinjitetin.

Bëhuni edhe ju pjesëtar të misionit të lëvizjes kundër korrupsionit dhe përpiquni për ngritjen e vetëdijes te të tjerët. Flisni për rëndësinë e etikës dhe të integritetit me familjen, miqtë dhe kolegët tuaj për të krijuar së bashku një efekt të shkallëzuar që çon në një shoqëri pa korrupsion.