Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski zhvilluan sot një takim pune me përfaqësuesit e të gjitha supermarketeve kryesore dhe shpërndarësit e ushqimeve në vend.
Në takim u diskutua për masën e miratuar nga Qeveria për ngrirjen e çmimeve të produkteve themelore ushqimore, të tilla si buka, kripa, vaji, qumështi dhe produktet e qumështit, vezët, mielli, mishi, pastat, ilaçet dhe dezinfektuesit me ditën e shpalljes së pandemisë nga OBSH përveç atyre me dëshmi të faturave hyrëse të rritura.
Në takim u diskutua edhe për rezervat e produkteve themelore me të cilat disponojnë supermarketet dhe distributorët, për kontrollet në teren nga ana e inspektorëve të Inspektoratit tëTregut, si dhe për mënyrën e funksionimit dhe organizimin e objekteve tregtare në mënyrë që të sigurohet mbrojtje dhe siguri më e madhe e konsumatorëve.
“Së bashku me përfaqësuesit e supermarketeve dhe distributorët erdhëm në përfundim që nuk ka vend për panik. Ekzistojnë rezerva të mjaftueshme të produkteve themelore. Neve na mbetet të jemi të vetëdijshëm dhe të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve dhe të punonjësve në supermarkete që janë më të prekur dhe në kontakt me konsumatorët ”, theksoi Bekteshi.
Ministri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë blerje të arsyeshme, por në të njëjtën kohë supermarketet të zhvillojnë plane të organizimit të brendshëm për të përmbushur nevojat e konsumatorëve.
“Supermarketet kanë përgjegjësi për shoqërinë dhe jam i bindur që ato do të organizohen në mënyrën më të mirë të mundshme,” potencoi Bekteshi.
Siç bëri të ditur Ministri i Ekonomisë Bekteshi, Inspektorati i Tregut do të kryej kontrolloe nëpër supermarkete për të parë nëse respektohen çmimet, ndërkohë në rast se qytetarët vërejnë shkelje të kësaj mase mund të raportojnë në numrin e telefonit 02 3220-547. Kontrollet gjithashtu do të kryhen në depot dhe qendrat e shpërndarjes për të kontrolluar situatën e furnizimeve të mundshme të fshehura të produkteve themelore ushqimore.
“Detyrimi i Inspektoratit të Tregut është të mbikëqyrë vendimet e marra nga Qeveria. Të gjithë inspektorët e tregut, madje edhe ata që mund të përdorin lehtësimet siç rekomandohet nga Qeveria, janë në terren. Gjithsej 18 orë inspektorët janë në teren. Dua të falënderoj të gjithë ata që ndjekin rekomandimet në mënyrë që sa më pak njerëz të jenë nën kontroll të Inspektoratit të Tregut. Ne do të bëjmë çmos për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe të supermarketeve për tu dal në mbështetje në këtë situatë krize, ” deklaroi Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski.
“Situata është nën kontroll. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për tu frikësuar në lidhje me blerjen e produkteve. Rezervat tona janë për 30 – 45 ditë, në vëllim të rregullt. Tregtarët dhe shteti qëndrojnë pas nesh, jemi të inkurajuar. Ne duam t’i qetësojmë konsumatorët, të gjitha artikujt strategjikë do të jenë në sasi të mjaftueshme, nënvizoi Ljupço Vasovski, përfaqësues i Tinex.
Pas takimit, përfaqësuesit e zinxhirit të shitjes me pakicë “Vero” deklaruan se koordinojnë të gjitha aktivitetet për funksionimin normal.
“Ne po punojmë shumë për të mbrojtur kushtet e punës të të gjithë punonjësve tanë dhe klientëve tanë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me furnizuesit dhe bëjmë çdo përpjekje për të furnizuar produktet deficitare. Apeloj që nuk ka nevojë për panik, ne po punojmë në mënyrë intensive. Të gjitha nevojat do të përmbushen, tha Petar Denkovski, përfaqësues nga Vero.
Distributorët e ushqimit janë dnë një linjë me supermarketet rreth faktit që nuk ka vend për panik. Pronari i kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti u bëri thirrje institucioneve të mbajnë kontakte me subjektet fqinje shtetërore, në mënyrë që të mos ndalesa në vendkalimet kufitare.
“Kemi pasur vështirësi për të importuar mallra javën e kaluar, por prej ditës së djeshme, falë qeverisë, korridoret janë liruar nga vendet që bënin kufizime. Korridoret nga vijnë mallrat janë rregulluar tashmë. Nuk ka vend për panik. Kemi rezerva për 30 ditë dhe vazhdimisht po transportojmë mallra. Ne kërkojmë kontakte të vazhdueshme me vendet fqinje, në mënyrë që të mos ketë vonesa në vendkalimet kufitare, si dhe lëshimin e kontigjentëve dhe detyrimeve doganore për miell, vaj dhe sheqer, të kemi ndalesë të importeve nga Serbia, ku çmimet janë më të ulëta “, tha Xhemail Dauti, pronar i Tregtia Dauti.