Bekteshi komenton vendimin e Zejdit: Me siguri…

I pyetur për vendimin e deputetit Skender Rexhepi-Zejdi që të veprojë në Kuvend si deputet i pavarur, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se nuk ka informacione mbi arsyet e këtij vendimi, por që sipas tij me siguri duhet të ketë mosmarrëveshje brenda partisë Alternativa.

Marketing

“Të jem i sinqertë nuk jam në rrjedha me vendimin e z.Rexhepit. Por gjithsesi se është vendim personal i tij, nuk i di arsyet pse ka vendosur ashtu. Me siguri kanë mosmarrëveshje brenda partisë. Me siguri do ta shohim në periudhën e ardhshme se si do të zhvillohet ajo punë”, tha mes tjerash Bekteshi.