Bekteshi: Masat do ta zbusin ndikimin negativ të cilin e kemi nga invazioni rus në Ukrainë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “Magazina Ekonomike”, ka sqaruar masat të cilat janë marr sot nga Qeverisa e RMV-së, për rritjen e çmimeve, shkruan Alsat.

Marketing

Ai ka thënë se këto masa që kanë marr do ta zbusin ndikimin negativ të cilin e kemi nga invazioni rus në Ukrainë.

“Ka të bëjë me masat të cilat do të zbusin ndikimin negativ të cilin e kemi nga invazioni Rus në Ukrainë, duke marrë parasysh që këto dy shtete janë prodhuesit më të mëdhenj sa i përket drithërave por edhe energencave të ndryshme duke përfshi këtu edhe naftën dhe derivatet e naftës. Pikërisht në këtë drejtim masat janë modeluar në mënyrën që të kenë ndikim në rritjen e çmimeve botërore dhe mos të ndikojnë drejtpërdrejt në krahasim me atë rritje e cila është botërore në RMV”, tha Bekteshi./ Alsat.mk