Benzema: Liga e Kampionëve është në ADN-në tonë, jemi ende gjallë

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema është deklaruar pasi ndihmoi skuadrën të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Francezi shkëlqeu në “Santiago Bernabeu” me një het-trik për t’i ndihmuar “Los Blancos” të kalojnë në fazën tjetër, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Benzema tha se Liga e Kampionëve është në ADN-në e Real Madridit dhe fituan falë fuqisë mendore.

“Real Madrid është gjallë. Liga e Kampionëve është ende në ADN-në tonë, ne fituam falë fuqisë mendore”.

“Gabimi i Donnarummas? Nuk ishte gabim nga Donnarumma, por ishte nga presioni i madh që vendosem”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid do e mësojë kundërshtarin e çerekfinales me 18 mars.