Bekteshi: Me “Blej produkte vendore” e stimulojmë konsumin si pjesë e rëndësishme e BPV-së

Projekti “Blej produkte vendore” është për ta stimuluar prodhimin vendor dhe kështu u zbatua edhe paraprakisht. Tani po realizohet për herë të dytë për t’ju ndihmuar atyre kategorive të qytetarëve të cilën nuk u ndihmuan me paketën e tretë të masave ekonomike.

Marketing

“Afati është shumë i shkurtër për qytetarët për t’i marrë mjetet prej kartelave pagesore dhe prandaj në kuadër të paketës së katërt të masave ekonomike për ndihmesën e qytetarëve dhe kompanive për përballje me krizën e Kovid vendosëm drejtpërdrejtë t’i transferojmë mjetet në xhiro llogaritë e tyre. Qëllimi është ta stimulojmë konsumin si pjesë kryesore e BPV-së. Në të kaluarën, përmes kësaj mase pati rritje të konsumit të disa produkteve të caktuara, ndërsa për momentin kur vijnë festat kur këto mjete janë më të nevojshme për qytetarët vendosëm të mund t’i përdorin mjetet edhe pas afatit përfundimtar – 25 dhjetori. Gjithsesi se këto mjete do ta stimulojnë konsumin privat, ndërsa në konsumin publik do të ndikojë edhe Qeveria me realizimin e më shumë projekteve të cilat janë në vijim”, tha Bekteshi, në përgjigjen e pyetjeve pas konferencës së sotme për shtyp me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Vesel Krasniqi.

Saktësoi se kontrollin nëse dhe si do të përdoren mjetet do ta bëjë Drejtoria e të Ardhurave Publike, por theksoi se është i bindur se masa do të ketë ndikim të madh mbi konsumin privat dhe shitjen e produkteve vendore, ndërsa këtë, siç tha do ta dëshmojnë edhe të dhënat për kuartalin e katërt të këtij vitit kur do të publikohen.

“Kontroll i plotë dhe implementim i masës po bëhet nga DAP. Ne me këtë masë u kemi dalë në ndihmë të gjitha kategorive të qytetarëve dhe të gjithë qytetarëve të cilën ishin lënë anash me pakon e tretë të masave. Tani ndihmë marrin edhe ata të cilët janë të papunë, ndërsa janë kërkues pasivë të punës, pensionistët, të rinjtë dhe kategoritë e tjera të cilat nuk u përfshinë paraprakisht”, tha Bekteshi dhe shtoi se masa implementohet përmes Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë dhe DAP.

Ai u dërgoi apel të gjithë qytetarëve të cilët vlerësojnë se u takojnë kategorive të cilat janë paraparë për marrjen e mbështetjes financiare, ndërsa nuk janë në listë të dorëzojnë kërkesë në kupuvamdomasno.gov.mk.

“Me pakon e tretë të masave ekonomike të gjitha ankesat të cilat i dërguan qytetarët u kontrolluan dhe u është kthyer përgjigje ku kishte lëshime qytetarët janë shtuar në lista shtesë dhe u janë paguar mjete në kartelat e tyre pagesore. Kështu do të jetë edhe tani”, theksoi Bekteshi.