Bekteshi: Qytetarët të jenë të qetë, çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten

“Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të cilin e morëm dy javë më parë. Të paktën deri më 30 nëntor, kur ky vendim është i vlefshëm, nuk do të ketë asnjë devijim prej tij. Të gjitha produktet që përfshihen në Vendimin për uljen e çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me normë tatimore prej 5%”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

Marketing

Lidhur me Vendimin e Ministrisë së Financave për taksën preferenciale për disa
produkte ushqimore, ministri Bekteshi ka shkruar se nëse ka ndonjë gabim në listë, do të korrigjohet.

“Nëse ka gabim teknik në listën e produkteve të përfshira në Vendimin e Ministrisë së Financave për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës preferenciale të TVSH-së, do të korrigjohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, ka shkruar ministri Bekteshi dhe ka apeluar tek qytetarët të jenë të qetë.

“Qytetarët të jenë të qetë. Masat që marrim për të mbrojtur standardin e qytetarëve japin rezultate. Çmimet e produkteve ushqimore bazë vetëm mund të ulen më tej, por jo edhe të rriten” ka shkruar ministri Bekteshi.