Bekteshi: Rritja e investimeve në infrastrukturën dhe lidhjen energjetike të rajonit është një impuls i fortë pozitiv për investitorët e huaj

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me Zëvendëskryeministrin për
Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington të SHBA-
së, sot kanë marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me ekspertë dhe bashkëpunëtorë të
jashtëm të Këshillit Atlantik në Uashingtoni për temën e integrimit evropian të
Maqedonisë së Veriut, situatën dhe projektet rajonale.

Marketing

Ministri Bekteshi theksoi para ekspertëve të Këshillit Atlantik se nënshkrimi i
Marrëveshjes së Prespës kontribuoi në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit, i cili
është i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjitha vendet e
rajonit. Ai theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e fokusuar në masat për
rimëkëmbjen ekonomike dhe përmirësimin afatgjatë të konkurrueshmërisë së vendit,
me fokus kryesor rritjen e atraktivitetit të investitorëve të huaj.

“Po investojmë shumë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe energjetike në
vend. Mbështetja e SHBA-së si partneri ynë strategjik është i një rëndësie të madhe për
përshpejtimin e këtyre proceseve. Përmirësimi i lidhjes rajonale dhe rritja e pavarësisë
energjetike duke diversifikuar burimet e furnizimit me energji është një impuls i fortë
pozitiv për investitorët e huaj dhe sigurisht për të gjithë ekonominë", tha Bekteshi.

Në tryezën e rrumbullakët, ministri Bekteshi foli edhe për projektet që janë duke u
realizuar, si dhe për planet e ardhshme për lidhjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe
prezantoi kushtet dhe mundësitë për realizimin e projekteve investive në vend, kryesisht
në fushën e energjisë gjelbër dhe burimeve të rinovueshme.

Ministri Bekteshi informoi se Maqedonia e Veriut po punon intensivisht për tranzicionin
energjetik dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji, si dhe përfaqëson
potencialet ekonomike, teknologjike dhe investuese të vendit tonë.

Vendi, siç tha ministri Bekteshi, ka filluar investimet në pjesën e infrastrukturës në
sektorin e energjisë dhe po bëhen investime të mëdha në energjinë e rinovueshme që
së shpejti do të dominojë prodhimin e energjisë elektrike. Këto investime, siç theksoi
ministri, janë të rëndësishme për lidhjen dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu referua të gjitha hapave që Qeveria ka ndërmarrë dhe
po ndërmerr për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian me synimin për
anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
Jorn Fleck, drejtor i lartë në Këshillin Atlantik, theksoi se Maqedonia e Veriut është
shembull pozitiv dhe histori suksesi në rajon për stabilitetin dhe sigurinë që u arrit me
Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin në NATO.