Benzema fiton çmimin Onze D’or, lë pas Lewandowskin dhe Messin

8:30 | 22 Maj 2021

Marketing

Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në Evropë sipas revistës franceze, Onze.

Francezi është duke kaluar në një formë të mirë, e këtë gjë më së miri e dëshmon ftesa e tij në kombëtaren e Francës, transmeton lajmi.net.

Onze d’Or është një çmimi që jepet nga revista franceze Onze Mondial, që nga viti 1976.

Ky çmim nderon lojtarin më të mirë në Evropë, ku vlejnë të gjitha ligat evropiane të kualifikuara.

Benzema është treguar fantastik në këtë sezon, duke shënuar 28 gola në të gjitha garat (22 në La Liga dhe 6 në Ligën e Kampionëve).

Real Madrid do të luajë edhe një ndeshje, ku sulmuesi do të ketë mundësinë që të shtojë rekordin e tij të golave këtë sezon./Lajmi.net/

Marketing