Besa Ademi nuk i përgjigjet ftesës për takim!

Këshilli Gjyqësor për sot në ora 11 kishte ftuar në mbledhje kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, mirëpo kjo e fundit nuk erdhi. Qëllimi i këtij takimi ishte që Ademi të sqarohet për pohimet e saja se në Gjykatën Supreme po bëhen presione politike ndaj gjykatësve. Mosardhjen e saj, Ademi e kumtoi përmes një njoftimi publik. Ademi thotë se këto presione politike nuk janë diçka e re por se presione të tilla ka patur edhe në të kaluarën, dhe fajëson Këshillin Gjyqësor që në këtë drejtim nuk është ndërmarë asgjë.

Marketing

“Edhe përskaj pohimeve të tilla, opinioni nuk mori përgjigje nëse Këshilli Gjyqësor ka ndërmarë veprime të duhura, duke sqaruar se për çfarë presione është bërë fjalë. Regullat ligjore në të cilat thërriteni në ftesën deri te kryetari i Gjykatës Supreme, edhe atëherë vlenin. Supozoj edhe atëherë kishte nevojë urgjentisht dhe pa asnjë shtyerje të shqyrtohet çështja e prsioneve dhe ndikimeve në organin e gjyqësisë i cili garanton pavarësinë në gjyqësi”, thuhet në reagimin e Besa Ademit – Kryetare e Gjykatës Supreme.

Kryetarja Ademi shton se qëllimet e saja janë të mbrojë pavarësinë dhe imazhin e gjyqësisë dhe të rritë besimin e qytetarëve mbi gjyqësinë ndërsa si arsye mungese, shtoi se për sot paraprakisht kishte patur ngjarje me koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Megjithatë kryetari i Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev, përsëriti se edhe përskaj mos ardhjes së Ademit, Këshilli Gjyqësor do të vazhdojë të jetë në mbrojtje të gjykatësve.

“Kur them se do të vazhdojmë, jemi në dispozicion që, ja le të urdhërojnë kolegët gjykatës që nëse ka probleme të tilla, jemi në dispozicion të hapim atë diskutim dhe t’i mbrojmë sipas ligjit. Të jemi në mbrojtje të plotë të gjykatësve. Këtë e themi me shumë përgjegjësi”, pohoi Sashko Georgiev – Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Si këshill gjyqësor, kanë konstatuar se në periudhën e ardhshme do t’i thërrasin të gjithë gjykatësit veç e veç, për të konfirmuar nëse me të vërtetë ka presion apo këto janë qëndrime të kryetares.

“Ne do ta shqyrtojmë deri në fund këtë çështje. A janë këto qëndrime personale të kryetares së Gjykatës Supreme apo janë ndarë nga gjykatës të Gjykatës Supreme, e që kryetarja i përcjellë në emër të tyre. Nëse ne do të shkojmë në vizitë të Gjykatës Supreme apo do të thirren kolegët këtu, do ta caktojmë më tej formën”, deklaroi Ivica Nikollovski – Gjykatës.

Përndryshe iniciativa e këtij takimi erdhi pasi kryetarja e Gjykatës Supreme Besa Ademi, konfirmoi pohimet e opozitës shqiptare se po bëhet presion politik mbi gjykatësit e Gjykatës Supreme sa i përket nismës për të kthyer në fuqi abolimin e ish presidentit të shtetit Gjorge Ivanov nga viti 2016.