Besimi: Me zvogëlimin e normave doganore për 258 produkte industriale deri në konkurrencë më të madhe të ekonomisë, rritje të eksportit, investimeve dhe punësimit

Qeveria në seancën e djeshme miratoi Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për tarifën doganore, të përgatitur nga Ministria e Financave, me anë të së cilit në mënyrë të përhershme zvogëlohen ose shfuqizohen normat doganore për 258 lëndë të para dhe repromateriale për prodhimtarinë industriale, e cila kryesisht është e destinuar për eksport. Kjo i përmbush kërkesat e kompanive për zvogëlimin e normave doganore si dhe harmonizimin e tyre me normat në BE, me ç’rast ka rëndësi të veçantë për avancimin e prodhimitarisë, eksportit dhe konkurrencës së kompanive. Kjo u theksua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një konferencë për shtyp ku prezantoi Propozim ligjin, ku sipas tij, ky ligj u miratua përmes një procesi konsultativ gjithëpërfshirës me odat ekonomike.

Marketing

“Pjesa më e madhe e normave doganore të zvogëluara i referohet produkteve industriale që shfrytëzohen si lëndë të para dhe repromateriale në prodhimtarinë përparuese teknologjike, si dhe në sektorin e industrisë së automobilave, industrisë së përpunimit të metaleve, industrisë së metalurgjisë, industrisë së teksitilit dhe lëkurës, të cilat në vitin 2020 dhe në fillim të vitit 2021 u ballafaquan me vështirësi serioze përshkak të pandemisë.

Bëhet fjalë për prodhime importuese, ku normat doganore janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta në raport me normat doganore të këtyre prodhimeve që zbatohen në Bashkimin Evropian”, theksoi ministri Besimi.

Poashtu, ministri Besimi theksoi se në kushte të krizës energjetike dhe presionit të madh mbi çmimet tek energjensat, me këtë Propozim ligj propozohet shfuqizimi i normës doganore të gazit natyror.

“Me shfuqizimin e normës doganore për gazin natyror, kompanive dhe industrisë vendase u ofrohet përkrahje e konsiderueshme, përmes zvogëlimit të shpenzimeve të prodhimitarisë. Njëkohësisht, në kushte të krizës energjetike ofrohet kontribut për stabilitet më të madh të çmimeve të këtij energjenci, ndërsa nxitet edhe ndryshimi i shfrytëzimit të energjencave me energjenca më pak ndotëse” theksoi ai.

Përkrahja e përgjithshme që i ofrohet ekonomisë me këtë Propozim ligj, parashihet të jetë në vlerë prej 810 milionë denarëve ose 13 milionë euro në nivel vjetor apo 12% të detyrimeve të përgjithshme të importit.

Me zvogëlimin e detyrimeve importuese në nivelin e BE-së, vlera do të harmonizohet me normat doganore që zbatohen në Bashkimin Evropian.

“Me këtë Propozim ligj kontribuohet në përmirësimin e konkurrencës së kompanive vendase, atraksionin më të madh të vendit ndaj kompanive të reja me kapitalit të huaj nga sektoret e ndryshme ekonomike, zgjerimin e prodhimtarisë të kapaciteteve ekzistuese të kompanive vendase dhe të huaja, si dhe në rritjen e punësimit”, theksoi ministri.