Besimi: Shkalla e rritjes rreth 5% mund të arrihet përmes 4 shtyllave të politikave zhvillimore

Dyfishimi i rritjes, nga norma mesatare prej 2-2,5%në 10 vitet e fundit në normën mesatare prej 4-5%  në periudhën e ardhshme, mund të arrihet përmes zbatimit të katër shtyllave të politikave- rimëkëmbja nga kriza covid, politika për të përshpejtuar rritjen, politikat për të rritur aftësinë konkurruese të ekonomisë dhe politikat për investime në kapitalin njerëzor. Këtë e theksoi Ministri i Financave Fatmir Besimi në një paraqitje të ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat-m.

Marketing

– Insistuam që për herë të parë ky buxhet të ketë një parashikim pesë-vjeçar, sepse kur flasim për politika, për ndryshime strukturore dhe kur flasim për atë që  është thelbësore për ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve, pa dyshim që është i nevojshëm një parashikim prej disa vitesh. Buxheti për vitin 2021 në faqet e para i ka prioritetet e buxheti, por gjithashtu një kornizë pesë-vjeçare.Këto janë: konsolidimi fiskal për pesë vjet, pastaj strategjia për rimëkëmbjen ekonomike, por edhe përshpejtimi i rritjes ekonomike, si dhe plani i investimeve publike nga 2021-2025.Të gjitha këto duhet të japin tregimin dhe argumentet dhe trajektoren se si do ta realizojmë këtë përshpejtim të zhvillimit ekonomik, nëse në 10 vitet e fundit kemi pasur 2.5% rritje mesatare vjetore, për të arritur në 4-5% të rritjes mesatare në periudhën vijuese – thotë Besimi. Politikat që do të dërgojnë deri këtu mund të kategorizohen në katër shtylla, thotë Ministri i Financave.

-E para është të menaxhohet efekti Kovid: aspekti shëndetësor, mbrojtja e ekonomisë dhe ruajtja e vendeve të punës.Kategoria e dytë, si shtylla e dytë është përshpejtimi i zhvillimit ekonomik, i cili i referohet të gjitha investimeve në infrastrukturë, dixhitalizimit, luftës me ekonomin gri dhe të gjitha aspekteve të tjera të përfshira këtu. Kategoria e tretë është rritja e aftësis konkurruese të ekonomisë.Kjo nënkuptohen të gjitha politikat që mbështesin investimet, inovacione të ndryshme, rritjen e konkurrencës dhe orientimin eksportues të kompanive, por edhe rritjen e investimeve që do të thot përfitim të tregjeve të reja dhe do të sjellin teknologji të reja.Shtylla e katërt është investimi në kapital njerëzor, që do të thotë arsim cilësor, i cili do të jetë në përputhshmëri me kërkesën e tregut dhe shëndetësin e qëndrueshme – tha Besimi.