Kovid/ Vaksina e Pfizer dhe Biontech , kur do të nisë vaksinimi në Europë

Vaksina e Pfizer dhe Biontech është një nga vaksinat e cila ka dhënë rezultate pozitive kundër COVID-19, ndërsa ende nuk është e qartë koha se kur kjo vaksinë do të shpërndahet në të gjithë botën.

Marketing

Ugur Sahin, shef ekzekutiv i Biontech është shprehur se në Europë shpërndarja e vaksinës mund të bëhet në mesin e muajit dhjetor.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Europë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit. Sa i përket të dhënave përfundimtare të fazës së tretë të eksperimentit mund të them se ishin një sukses i vërtetë. Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja dhe një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se mbrojtja rezultoi njëjtë mes moshave të ndryshme”, u shpreh Ugur Sahin, shef ekzekutiv i Biontech.

Marketing