Besimi: Shpërblime për personelin mjekësor, fonde për vaksina sigurohen me rishpërndarjen e Buxhetit

Mjetet për kompensimin e njëfishtë për të gjithë personelin mjekësor dhe personelin ndihmës në spitalet që trajtojnë pacientët me Kovid, si dhe mjetet për furnizimin e insulinës dhe vaksinave për Kovid, sigurohen me një pjesë të fondeve nga rialokimi në buxhetin për këtë vit në një shumë totale prej 1.3 miliardë denarë, i cili u miratua sot nga Parlamenti. Gjithashtu, me rialokimin e mjeteve të parashikuara për Fondin e garancisë, për pagesën e ndihmës shtetërore në bazë të marrëveshjeve të kontraktuara, si dhe për blerjen e ndërtesës nga NNDM.

Marketing

“Me këtë vendim do të arrihet një shkallë më e lartë e realizimit të Buxhetit, dhe do të sigurohet mbështetje për fushat më prioritare në kohë krize – shëndetësinë dhe sektorin privat”, tha Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Rialokimi në fushën e shëndetësisë siguron 384 milionë denarë shtesë, nga të cilat 184 milionë për shlyerjen e detyrimeve të institucioneve shëndetësore publike, 82 milionë denarë për furnizimin e vaksinave të koronavirusit dhe insulinës, si dhe 117 milionë denarë për pagimin e një pagese për personelin mjekësor dhe personelin ndihmës të angazhuar në trajtimin e pacientëve me sëmundje Kovid.

Për të mbështetur zhvillimin, duke garantuar kredi për kapital qarkullues dhe kredi për asete fikse të aprovuara nga bankat dhe kursimoret – Fondi i Garancisë me rishpërndarjen sigurohen 90 milionë denarë.

Janë siguruar edhe 620 milionë denarë për blerjen e një ndërtese nga shoqëria aksionare për menaxhimin dhe ndërtim – NNDM , në mënyrë që të shmanget kostoja e qirave dhe të zgjidhet problemi i akomodimit të punonjësve të organeve shtetërore.

Janë siguruar edhe 90 milionë denarë për arritjen dhe mirëmbajtjen e një niveli më të lartë të zhvillimit programor dhe tekniko-teknologjik të shërbimit publik radiodifuziv, si dhe 135 milionë denarë për pagesën e ndihmës shtetërore në bazë të marrëveshjeve të lidhura.

Marketing