Hotelierët kërkojnë takim urgjent me kryeministrin brenda 48 orëve

Oda e Pavarur e Hotelierisë kërkon takim urgjent me kryeministrin. Kësaj kërkese i janë bashkangjitur edhe shoqata të tjera, ndërsa në të thuhet se do të bisedohet për masën e re të objekteve hotelierike me të cilën shkurtohet orari i punës si dhe për nevojën e sjelljes së një paketë masash për ndihmë financiare për këtë sektor. Në komunikatën për media, gjithashtu thonë se takimi duhet të jetë i hapur për mediat, ndërsa nëse Qeveria nuk u përgjigjet kërkesës së tyre, atëherë publikisht të tregoj nëse e ka ndërmend t’i kompensoj dëmet e tyre, për kohën sa masat janë në fuqi.

Marketing

“Ne e përdorim përsëri fuqinë dhe ndikimin e mediave për të na ndihmuar në paraqitjen e kësaj kërkese deri te kryeministrit për një ftesë brenda 48 orëve për një takim publik të hapur për media në mënyrë që të sqarojmë përgjegjësitë, detyrimet dhe të përcaktojmë udhëzimet për ekzistencë dhe mbijetesë të industrisë hotelierike me futjen e masave kufizuese selektive. Nëse Qeveria nuk ka ndërmend të ulet publikisht në tryezë dhe të përballet me gastronomët, atëherë më e pakta që mund të jetë është t’i përgjigjet publikisht kërkesës sonë dhe të deklarojë nëse me miratimin e masave të reja parashikonte, planifikonte dhe diskutonte për të kompensuar dëmin plotësisht ose pjesërisht, me futjen e masave të reja kufizuese”., thonë nga Oda e pavarur e hotelierëve.

Sipas Odës së Pavarur e Hotelierëve masat kufizuese janë të pjesshme dhe selektive, jo të koordinuara me mbështetjen e duhur financiare, i çojnë gastronomët dhe bizneset nga industritë shoqëruese në një kolaps të plotë.

Ndërsa i pyetur se a do të kompensohen dëmet e sektorit të hotelierisë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se janë duke bërë analizat e tyre, por për masa shtesë sa i përket mbështetjes financiare do të mendojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Sigurisht që po mendohet, ne edhe më herët kur kemi sjellur masa restriktive ose kur kemi vendosur për mbyllje të tërësishme për sektorë të caktuar, kemi marrë masa për mbështetjen e tyre. Ne tashmë po fillojmë të bëjmë analiza shtesë se sa kjo masë do të vazhdoj dhe a ka nevojë për tu vazhduar ose jo”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Përndryshe, me paketën e re të masave restrictive që u propozuan nga Komisioni për Sëmundje Infektive, të cilat u miratuan një ditë më parë nga Qeveria dhe do të hyjnë në fuqi të premten, kafenetë dhe restorantet nga data 18 dhjetor dhe deri më 21 janar do të punojnë vetëm deri në orën 18:00.