Besimi: Thelbi i reformës tatimore është tatimimi i drejtë përmes uljes së ekonomisë gri dhe rishikimit të lirimeve tatimore

Reforma tatimore nuk nënkupton rritje të tatimeve dhe normave tatimore. Reforma tatimore i referohet zgjerimit të bazës tatimore e cila bazohet në – uljen e ekonomisë gri dhe rishikimin e lirimeve tatimore. Qëllimi i kësaj reforme tatimore dhe Konceptit të prezentuar është krijimi i sistemit tatimor modern që do të jetë më i drejtë, më transparent, më i thjeshtë dhe më cilësor. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në Ditarin e TV Sitel.
“Qasja në këtë reformë është që të mos ketë tatime të reja dhe rritje të normave
tatimore, por zgjerim të bazës tatimore. Republika e Maqedonisë së Veriut ka një listë të
gjerë të produkteve, ku janë përfshirë mbi 3000 numra tariforë.

Marketing

Në periudhën e ardhshme, kjo listë do të rishikohet dhe korrigjohet në përputhje me
shenjën e re tarifore, që shfrytëzohet në BE. Në këtë listë, me normë preferenciale
vijojnë të jenë të gjitha produktet bazë dhe ato vendase që shfrytëzohen në vendin tonë,
por do të rishikohen produktet luksoze, që janë përfshirë në listën në fjalë” theksoi
ministri Besimi.

Ministri Besimi potencoi se kjo reformë bazohet në inkluzivitet dhe se ky Koncept do të
realizohet në faza dhe do të fillojë të zbatohet nga data 1 janar i vitit 2023, ndërsa
përfshin rekomandimet nga debatet që Ministria e Financave i ka organizuar së bashku
me ekspertët, sektorin joqeveritar, partitë politike, komunitetin e biznesit dhe palët e
tjera të interesit, ndërsa ky proces është përkrahur edhe nga institucionet
ndërkombëtare.

“Gjatë debatit kemi marrë shumë argumente në lidhje me vendosjen e
tatimimit progresiv, i cili ligjërisht duhej të hynte në fuqi më datë 1 janar të vitit 2023. Me
këtë debat u hapën disa çështje, prandaj më qëllim që të arrihet drejtësi dhe barazi për
të gjithë, do të përzgjidhet një tjetër model, në të cilin do të punohet në periudhën e
ardhshme”, theksoi ministri.

Ai shtoi se duke e marrë parasysh gjendjen dhe ndikimin e krizës energjetike, u pranua
edhe kërkesa e komitetit të biznesit lidhur me fitimin e riinvestuar.

“Kërkesa e komunitetit të biznesit u pranua me argumentin se është koha e krizës
energjetike dhe inflacionit, si dhe e krizës së mëparshme të pandemisë. Në këtë fazë,
ky agrumet ishte i pranueshëm. Mbetet që në periudhën e ardhshme të punohet në këtë
model për ta destinuar riinvestimin e fituar në përkrahje të efikasitetit energjetik,
burimeve të ripërtërishme të energjisë, dixhitalizimit, përforcimit të kapitalit njerëzor,
përkatësisht të motivohen investimet atje ku ka zgjidhje më të qëndrueshme.
Ky është interes strategjik”, – theksoi Besimi dhe shtoi se lidhur me honorarët, zgjidhja
është definuar përmes debatit dhe se Qeveria është e gatshme ta implementojë atë që
rezultoi nga ky proces.

Gjatë intervistës, ministri iu referua edhe krizës energjetike dhe masave që po
ndërmerren, nivelit të borxhit publik, si dhe realizimit të investimeve kapitale.

Marketing