Si shkas i COVID-19 anulohet gara e Formula 1 në Kinë

Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1, i planifikuar që të mbahet në fillimvitin e ardhshëm, është anuluar për shkak të situatës jo të mirë me COVID-19 në vendin aziatik.
Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e Formula 1.

Marketing

Siç njoftojnë vetë ata, është duke u rishikuar për zëvendësim të këtij terreni me ndonjë tjetër, në mënyrë që të kompletohet kalendari i garave për këtë sezon.

Mbetet të shihet se cili do të jetë terreni tjetër alternativ i përzgjedhur në këtë rast.