Besimtarja muslimane në Tiranë përqeshet në rrugë, ja si reagoi ajo!

Krenare për Zotin tim, fenë dhe të dërguarin tim

Marketing

Ishte ora rreth 13:00 dhe me nxitim po kaloja në vijat e bardha, drejtuar xhamisë më të afërt, për të përcjellë xhumanë e fundit të këtij muaji të shenjtë. Shumë vapë.

Dhe akoma më të veshtirë e bënte rrugën të qënit agjerueshëm, e nuk mund të kisha në duar as edhe pakëz ujë, mbulesa, nxitimi, kisha harruar të marr dhe syzet.

Duke kaluar në trotuarin tjetër, duket se me veshjen time ju kisha rënë në sy tre vajzave studente të cilat të jepnin përshtypjen se kishin dalë nga ndonjë provim.

I lashë pas shpinës duke nxituar, dhe degjova të qeshurat e tyre “të stisura” te cilat i mora me shum sportivitet, e tashme nuk na bëjnë fare përshtypje, përkundrazi të bëjnë për të qeshur.

Mirëpo duket se vajzat e kishin seriozisht.
Të paktën njëra prej tyre, i kishte vënë vetes synim të shpotiste e të më intimidonte me fjalët e sajë, e ndërkohë që përbri meje ecnin në rrugën e tyre edhe dy djem të rinj, të cilëve me siguri ju ka tërhequr vëmendjen po aq sa mua diskutimi dhe “gallata” qe vajzat po bënin me shum “kopetencë” dhe arrogancë.

Vajzat(vajza)kishin gjetur mënyrën më të shpejtë në fakt për të tërhequr vëmendjen e djemve që kisha në krah.
Ademi, – thoshte ajo- ishte babai i njerëzimit. Ai dhe gruaja e tij lindën fëmijë të cilët më pas u martuan me njëri tjetrin,,dmth, brenda familjes …pra Islami lejon Inçestin. A e kupton ?!

Kjo fjalë më trishtoi.
Nuk me ngacmuan aspak të qeshurat e tyre me shaminë time, edhe pse kisha shumë por shumë kohë që nuk kisha hasur në të tilla reagime “fshatareske dhe injorante” në mes të rrugës, e aq më shumë nga disa studente, çupëlina. Ndoshta ngaqë kisha shumë kohë që nuk e bëja në këmbë atë rrugë, e komoditeti që të jep makina të shkëput nga të tilla grimca përballjeje e acarimi.

E përsëriti, një herë, dy, tre… dhe të qeshurat nën shijen e një diskutimi aq vulgar dhe djallëzor si inçesti, ( e si mund të qeshet kur flitet për të till akt të shëmtuar, tinzar, të djallëzuar e të mallkuar) më në fund ja arritën të kthenin kokat e kalimtarëve simpatik.
Mendova me vete shpejt duke nxituar; nuk mundem të mos ua jap një mesazh, përderisa po insistojnë kaq shumë, gati sikur po e kërkojnë me zor reagimin tim.

I kujtova vetes hadithin se nëse dikush ju ofendon ju ngacmon apo ju hyn në hak e debaton me ju thuajini: unë agjëroj dhe largojuni debatit.

Ktheva koken, ndalova hapin dhe ju bashkova treshes që me arrogancë qeshnin të dërguarin e Zotit, fenë e Zotit, urdhëresën e Zotit(mbulesën) dhe pse jo një besimtare të thjeshtë që ecte në rrugën e saj, pa rënduar askënd.
Ju thashë prerë dhe qartë, por me tone miqësore e buzëqeshje:
Jo vajza jeni gabim!

Islami nuk lejon inçestin.
Përkundrazi, Islami dënon ashpër dhe mallkon çdo praktikë që shkon përkundër të natyrshmes, humanes, të shëndetshmes.
Islami dënon ashpër inçestin, pedofilinë dhe homoseksualitetin.

Jeni keqinformuar, ose keqkuptuar. E, shpesh, këto keqkuptime janë “keqkuptime” të investuara.
Sikur ta shfrytëzonit këtë kohë për të bërë ndonjë lutje, se jemi në ditë Ramazani,,,ditë të mëdha.
Vajzat nuk folën asnjë fjalë.

Madje ajo që e kishte ndezur këtë provokim, uli kokën dhe nuk e ngriti asnje çast nga turpi.
Unë u ndjeva shumë mirë.🙂

U ndjeva mirë që atë mesazh të vërtetë ua sqarova vajzave me shumë spontanitet, qetësi e krenari.
U ndjeva shumë mirë, madje e admirova atë vajzën kur pashë se u ndie e turpëruar nga veprimi i saj. Ajo thjesht nuk e peshoi dhe për asnjë çast, nuk e kishte menduar se do të mund ti reagoja, e për më tepër në atë formë të edukuar dhe qytetare.
U ndjeva mirë, sepse pashë në sytë e saj pendim, dhe kuptova se, në rininë tonë ka akoma shumë dritë e mirësi dhe se me këtë ndjenjë, duhet punuar që të kultivohet e zhvillohet dashuria dhe respekti për të shenjtën, dashuria dhe respekti për Zotin, besimin dhe besimtarët.
Vazhdova rrugën me nxitim, paqe, krenari.

Nuk dëgjova më të qeshurat e tyre, as fjalë, asgjë.
Ato heshtën, ndërsa unë uroj që të mbetet në ndërgjegjen e tyre ai moment si dëshmi e asaj se, komunikimi thyen barrierat dhe na sjell më afër me njerëzit. Dhe akoma më shumë si dëshmi se: me shenjat e Zotit nuk mund të bejmë arrogantin pa dituri.

Falenderova Zotin që atë rrugë e bëra në këmbë, kështu, munda të jem e dobishmë për dikë, që ndoshta atë takim të rastësishëm, do ta mbajë mend për gjithë jetën. Dhe ishte shumë vapë…
Agjërim të lehtë e lutje të pranuara, o ju krenarë për fenë dhe Zotin tuaj❤!
#ramazan
#UnëAgjëroj

Edlira Durmishaj

Marketing