Besir Demiri nga Shkupi: Kam zgjedhur Shqipërinë, sepse jam shqiptar!

Edhe një futbollist shqiptar nga Maqedonia ka vendosur që në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur dhe me përvojë, Besir Demiri, i cili aktualisht luan në Ukrainë, tek skuadra Mariupol.

Marketing

Demiri ka qenë të premten në Tiranë dhe është pajisur me pasaportën shqiptare. Kjo do të thotë se ai ka zgjedhur Shqipërinë. E gjitha kjo ka ndodhur me insistimin e trajnerit Cristiano Panucci, si edhe e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, percjell Fakte

“Kam zgjedhur Shqipërinë, sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontaktuar”, shkruan Besir Demiri.

Besir Demiri ishte pjesë e U-21 të Maqedonisë në Europianin e fundit, të mbajtur në Poloni, ndërsa nga sezoni 2014-2017 është ftuar rregullisht në ekipin Shpresa të Maqedonisë, me të cilin ka zhvilluar 20 ndeshje.

Po ashtu, ai ka luajtur edhe dy ndeshje miqësore për kombëtaren e parë maqedonase. Demiri nuk është futbollisti i parë shqiptarë nga Maqedonia që zgjedh Shqipërinë, pasi në të kaluarën e kanë bërë këtë edhe Naser Aliji me Taulant Seferin.

Gjatë karrierës së tij, Demiri ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës, me të cilët ka fituar tituj dhe ka luajtur në Europa League.

Luan si mbrojtës i majtë, në rolin natyral, çka do të thotë se është piketuar për të zëvendësuar Ansi Agollin në kombëtaren kuqezi.

Marketing