Bexheti mirëpret në takim piktorin dhe arkitektin e shquar Afrim Shatku

Ishte nder i veçantë për mua që sot në hapësirat e komunës të mirëpres në takim piktorin dhe arkitektin e shquar, z. Afrim Shatku.

Marketing

Z. Afrimi jeton dhe vepron në Kondovë të komunës së Sarajit dhe deri më tani ka pikturuar mbi 500 vepra artistike, ndërsa në fushën e arkitekturës ka hartuar mbi 1000 projekte ndërtimi.

Në vitin 1977 ai hapi ekspozitën e parë në Galerinë KO-RA të Shkupit dhe më pas ka vazhduar në Shtëpinë e Kulturës Koço Racin me një ekspozitë të përbashkët me dy piktorë profesionist nga Kosova. Ai ka hapur ekspozita edhe në Shtepinë e Kulturës në Klinë (Republika e Kosovës), Gjirokastër në muzeun e Ismail Kadaresë, Shtëpinë e Kulturës në qytetin Libohova (Republika e Shqipërisë), si dhe ekspozitën e fundit në qytetin e tij të lindjes Gostivar, në shtëpinë e kulturës ASNOM.

Në bashkëpunim me ABC-në poetike të drejtuar nga Poeti i ndjerë z.Sami Sherifi (nga Sfillarja e Poshtme), gjithashtu kanë hapur një galeri të përbashkët ku kanë ekspozuar veprat e tyre poetike dhe artistike.

Z. Afrimi ka punuar edhe veprën skulpturore Egzodi i Dibranëve – 1913, e cila u promovua vitin e kaluar, si dhe varezat përkujtimore në Sopot të Kumanovës dhe ato në Luboten të Shkupit.

Në fushën e arkitekturës z. Afrimi ka hartuar mbi 1000 projekte për objekte administrative, shtëpi private, objekte industriale, mbi 44 projekte për objekte fetare (Xhamia), komplekse ekonomike si ato të kompanisë DAUTI KOMERC dhe shumë të tjera.

Për kontributin e tij në fushën e artit dhe arkitekturës z. Afrimi ka pranuar disa mirënjohje, ndër të cilat vlen të theksohet dekorimi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” nga ish Presidenti i Republikës së Shqipërise z. Ilir Meta.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Pp9qLfonfCFsbKanCE8EuQ7DyQ48T72qq7NA4D3LzXea83xzNPWRAQAF6jWbs2o7l&id=100053947097286&mibextid=Nif5oz