Presidenti amerikan Joe Biden pritet të miratojë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë të paktën 100 milionë dollarë në ditët në vijim , sipas informacioneve ekskluzive nga Reuters, që citon tre zyrtarë amerikanë.
Lexo edhe: Biden “takohet” me Zelenskyn dhe udhëheqësit e G7 të dielën
Sipas zyrtarëve anonim, paketa e re ka të ngjarë të përfshijë municion për sistemet e armëve si për shembull Armët vetëlëvizëse Howitzer .
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki mohoi sot raportet e medieve se inteligjenca amerikane ka ndihmuar Ukrainën në vrasjen e gjeneralëve rusë.