Rama i kthehet kohës kur ishte piktor, surprizon me faqen e re në Instagram

Kryeministri Edi Rama ka treguar gjithmonë se një ndër pasionet e tij më të mëdha është piktura. Madje, ai ka studiuar edhe në Akademinë e Arteve.

Marketing

Mirëpo, angazhimet politike kanë bërë që ai ta lërë pak pas dore pikturën. Megjithatë, së fundmi, Rama ka bërë një hap para për të qenë më afër pasionit të tij. Ai ka hapur një profil zyrtar në Instagram të quajtur @ediramart, ku vihet re se në feed-in e tij janë postuar foto të ndryshme të pikturave.

Sakaq, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, është foto e parë, ku paraqitet një nga pikturat e para të cilën duket se e ka bërë që kur ishte fëmijë. Deri më tani Rama ka shumë pak ndjekës, kjo pasi askush nuk e di që pas këtij profili fshihet kryeministri i vendit.