“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”, tha presidenti amerikan në deklaratën e tij.

Biden njoftoi se ai kishte udhëzuar Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin për të forcuar forcat e mbrojtjes amerikane në Lindjen e Mesme si një masë për të parandaluar një sulm dhe për të zvogëluar rrezikun e një lufte më të gjerë.

Ai në fund ritheksoi se qëllimi i SHBA-së është të de-përshkallëzojë konfliktet në Gaza dhe Liban përmes mjeteve diplomatike. Biden nuk komentoi deklaratën e liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei se ai do të hakmerrej për vdekjen e Nasrallah.

Më herët, Khamenei, duke shpallur pesë ditë zie në Iran për vdekjen e Nasrallah, tha se “gjaku i dëshmorit nuk do të shkojë pa hak” dhe se të tjerët do të ndjekin rrugën e tij.

Presidenti iranian Massoud Pezheskian fajësoi SHBA-në për vdekjen e Nasrallah, pjesërisht për shkak se ajo furnizon Izraelin me armë të avancuara.

“Amerikanët nuk mund të mohojnë bashkëpunimin e tyre,” komentoi ai.