Bie 42 herë në të njëjtin radar, bukëpjekësi detyrohet t’i anuloj pushimet

Austriaku Hajmo Wallner kishte fat të keq – ai nuk e di se në rrugën për në vendin e punës e tij kalon nëpër zonën me një kufi të shpejtësisë prej 30 kilometra në orë, kështu që 42 herë ka rënë në të njëjtin radar.

Marketing

Ky bukëpjekës nga Frizach, i cili gjeti një punë në Klagenfurt disa javë më parë, voziti çdo natë në të njëjtën rrugë drejt shtëpisë së tij. Në këtë rrugë ka një radar me një limit prej 30 kilometrash në orë, dhe Valner nuk e shihte atë.

“Nuk e pashë se po kaloj nëpër zonë me atë kufizim. Ishte gjithnjë errët dhe isha shumë i lodhur”, shpjegoi ai.
Disa javë më vonë, Valner mori një numër dënimesh dhe pret më shumë. Deri më tani, Valner është dashur të paguajë rreth 3,000 euro për gjobat.

Nga autoritetet komunale thonë se është hera e parë që dikush në të njëjtin vend bie 42 herë në radar dhe urdhëruan që shoferi të paguajë 300 euro më pak se sa gjoba e përgjithshme.

Për shkak të ndëshkimit, babai i gjashtë fëmijëve duhej të anulonte pushimin e tij në Greqi.

Marketing