Bilall Kasami ka shkelur procedurën ligjore gjatë shkarkimit të drejtoreshës Teuta Llalla

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i Tetovës, Bilall Kasami, ka thyer ligjin duke shkarkuar drejtoreshën e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, Teuta Llalla.

Marketing

Inspektorati Shtetëror i Arsimit kohë më parë e ka njoftuar MASH-in se me iniciativën e drejtoreshën e shkarkuar në këtë gjimnaz është kryer procedura e jashtëzakonshme e inspektimit.

Sipas konstatimeve të fundit thuhet se kryetari Bilall Kasami e ka shkarkuar drejtoreshën Llalla pa procedure të zhvilluar paraprake në përputhje me ligjin dhe ka emëruar njerëzit e afërt të partisë ushtrues detyre.

Edhe përkundër masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ISHA, nuk është respektuar procedura adekuate për shkarkime dhe emërim, me çka Bilall Kasami ka dalë jashtë kompetencave që ia përcakton ligji.