Bilall Kasami si Teuta Arifi, ka punësuar 200 militant të BËSËS që marrin rroga në komunën e Tetovës (VIDEO)

Asgjë nuk ka ndryshuar në komunën e Tetovës, por ka ndryshuar vetëm kryetari. Në kohën e Teuta Arifit për 8 vite kanë marrë rroga 400 militant të BDI-së e që i bëri publik kryetari aktual, Biall Kasamit ndërsa sot në kohën e Bilall Kasamit për 8 muaj marrin rroga 200 militant të BESËS. Tetova po bëhet me keq, komuna po rëndohet me rëndë, komuna po shkatërrohet dhe Tetova vazhdon të jetë qyteti më keq i menaxhuar dhe vazhdon të keqmenaxhohet.

Marketing

Për të dëshmuar pagesën e militantëve të BESËS, komuna e Tetovës me datë 09,05.2022 Agjencisë për Punsim Xhobi 2011 nga Shkupi i ka lëshuar 1 milion e 295 mijë denarë pëë të paguar militantët që disa janë në komunë e disa nuk dihet ku janë.
Me datë 07,06.2022 po të njetës Agjencion i ka lëshuar 2 milion e 80 mijë denarë.

Portali TetovaSot kë dërguar pyetje në komunën e Tetovës dhe ne Agjencionin për Punësim Xhobi2011 së kush janë personat e kontraktuar nga Agjencioni e që punojnë në komunën e Tetovës?

“Në lidhje me pagasat që bëhen nga komuna e Tetovës në Agjencionin për Punësim Xhobi 2011, me datë 09.05.2022 keni leshuar 1 milion e 295 mije denar dhe me date 07.06 .2022 keni leshuar 2 milion e 080 mije denarl, jemi të interesuar të dijmë se cilët janë personat që kanë lidhur kontratë me këtë agjencion e që punojnë në komunën e Tetovës. A kanë të lidhur kontratë pune mes Agjencionit Xhobi 2011 dhe punojnë në komunë të Tetovës Adnan Azizi, Fatmir Limani, Abdush Demiri, Arijanit Hoxha, Sedat Sulejmani, Arafat Xhabani , Valon Bela dhe Faruk Abdiu? është dërguar me datë 20,06,2022 në komunën e Tetovës.

Nuk dihet ende nëse janë në listën e pagësës funksionarët e BESËS si Adnan Azizi, Fatmir Limani, Abdush Demiri, Arijanit Hoxha, Sedat Sulejmani, Arafat Xhabani , Valon Bela dhe Faruk Abdiu për këtë kemi kërkuar edhe me shkrim edhe gojarisht por ende nuk kemi përgjigje nga komuna e Tetovës.

Më herët Bilall Kasami bëri publike 80 militant të BESËS që janë angazhuar të punojnë në komunën e Tetovës, por ata deri tani kanë marrë vetëm 2 rroga.
Nderkaq Komuna e Tetovës vazhdon të mbetet e bllokuar nga borxhi i kaluar dhe nuk dihet nësë brenda katër viteve do të zhbllokohet dhe a do të përmbushen premtimet e tij që ju dha tetovarëve./tetovast.com