Biznesmenët kundër ngrirjes së çmimeve

Ngrirja e çmimeve nuk është masë e tregut por nëse qeveria dëshiron të ndërhyjë për të mbrojtur popullatën, duhet të aktivizojë rezervat e mallrave, të cilat gjithmonë janë mekanizëm më i mirë në këtë situatë, tha sot drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Antoni Peshev. Sipas tij, ekonomitë në botë kanë një qasje tjetër dhe nuk e zgjidhin problemin me ngrirjen e çmimeve. Është më mirë, tha ai, të subvencionohet ajo pjesë e popullatës që ka realisht nevojë, por edhe të ndihmohet duke ulur drejtpërdrejt taksat doganore, duke ndihmuar në importin e retro-materialeve , duke subvencionuar energjinë elektrike, me mekanizma që e bëjnë prodhimin vendas më konkurrues.

Marketing

ANTONI PESHEV, DREJTORI EKZEKUTIV I ODËS EKONOMIKE

“Qeveria arriti në këtë masë, duke dashur të ulë presionin mbi popullsinë që u gjend në probleme ekonomike, por mendoj dhe keni dëgjuar edhe ju, që të gjitha ekonomitë e botës i qasen problemit pak më ndryshe. Ne mbështesim pikërisht atë parim – jo për të ngrirë çmimet, por për të subvencionuar popullsinë që ka vërtet nevojë. Ngrirja e çmimeve i vë kompanitë në një pozitë të pafavorshme ekonomike”.

Ngrirja e çmimeve, thekson ai, është një masë që nuk mund të zgjasë shumë dhe pas përfundimit të saj do të ketë sërish rritje të çmimeve.

ANTONI PESHEV, DREJTORI EKZEKUTIV I ODËS EKONOMIKE

“Kjo masë nuk mund të zgjasë shumë dhe pas përfundimit të saj do të kemi sërish problemin e rritjes së çmimeve. Ndërkohë, kompanitë, produktet e të cilave u prekën nga ngrirja e çmimeve humbën shumë para. Prandaj ne qëndrojmë gjithmonë për treg dhe jo për masa populiste”.

I pyetur nëse e kanë komunikuar këtë me Qeverinë, Peshev tha se kanë diskutuar dhe se ato kanë dalë me disa deklarata, por theksojnë se qeveria ka të drejtë të ngrijë çmimet. /SHENJA/