Blagoja Milevski emërohet selektor i ri i Maqedonisë së Veriut

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar, se nga gushti, seleksionuesi i ri i Përfaqësues së Futbollit të Maqedonisë do të jetë Bllagoja Milevski.

Marketing

Milevski vjen pasi Igor Angellovski njoftoi largimin e tij nga Përfaqësuesja.

Kryetari i Federatës, Muhamed Sejdini deklaroi se ky vendim vjen në shenjë respektimi të vendimit të Angellovskit, se do të kërkojë sfida të reja dhe njoftoi largimin pas EURO2020.

“Vizioni ynë për ardhmërinë e futbollit me Bllagoja Milevskin në vendin e seleksionuesit të Përfaqësueses A të Maqedonisë, është i qartë si kristali. Ai është njeriu që e rigjeneroi futbollin e Maqedonisë, krijoi grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve të cilët prapa lanë shumë paraqitje në dy Kampionate Evropiane”, tha Sejdini.