Blerim Bexheti bashkë me kryetarët e komunave shqiptare në rajon përkujtojnë Lidhjen e Prizrenit

Kryetari i komunës së Sarajit BLerim Bexheti me ftesë të kryetarit të qytetit të Prizrenit z. Shaqir Totaj, ka qëndruar në Prizren me rastin e përkujtimit të Lidhjes së Prizrenit.

Marketing

Bexheti në profilin e tij në Facebook ka shkruar.

“Sot kisha nderin që bashkë me të gjithë kryetarët e komunave shqiptare në rajon të jem prezent në përkujtimin e Lidhjes së Prizrenit (10 qershor 1878), event ky i organizuar nga komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Unionin e bashkivë shqiptare. Faleminderit për organizimin e shkëlqyeshëm dhe mikpritjen vëllazërore”.