Blerim Osmani: Agjendja e gjelbër paraqet plan konkret, të mirëdefinuar dhe real që do të prek çdo familje

Bartësi i listës së këshilltarëve për Komunën e Tetovës. Blerim Osmani sonte me hapjen e fushatës para të pranishmëve në Tetovë ka thënë se Agjenda e gjelbër nuk është ndonjë gje e paprekshme por plan konkret dhe real që prek secilën familje.

Marketing

Fjalimi integral:

Do të doja ta nis këtë adresim me një thënie të liderit tonë të nderuar zotëri Ali Ahmeti i cili gjatë fjalimit përshëndetës në Kongresin e 4 të BDI-së tha: “BDI është duke u ndërtuar që t’i udhëheqë proceset në vend edhe gjatë 20 viteve të ardhshme’’.

Argument më i fuqishëm që vërteton këtë vizion të liderit tonë është pikërisht lista e kandidatëve për këshilltarë në Tetovë dhe jo vetëm, që pasqyron drejtpërdrejt frymën progresive brenda strukturës sonë. Kjo forcë rinore që gjen hapësirë për veprim brenda BDI-së pa dyshim, se në të ardhmen do të reflektojë drejtpërdrejtë në shoqërinë tonë dhe në jetën e qytetarëve tanë.

Neve na është dhënë besim dhe kurajo për të prekur përgjegjësinë dhe sfidat e udheheqjes për zhvillim të përbashkët lokal.

Për këtë jemi sa falenderues, po aq edhe të vetëdijshëm për peshën e përgjegjësisë dhe obligimit tonë për të shërbyer denjësisht para qytetarëve tanë.Jemi sot këtu, të motivuar për punë dhe vazhdim të ndryshimeve si nevojë e kohës, për t`i dhënë një shtytje edhe më të madhe sukseseve dhe projekteve të realizuara të kryetares Arifi; të vazhdojmë me inovacionin, kreativitetin, vizionin rinor dhe idetë e reja që do të ndikojnë në masë të madhe në zhvillimin e qytetit tonë në periudhën e ardhshme katërvjeçare.

Të gjitha këto, të përkthyera në projekte konkrete të mishëruara me agjendën e gjelbërt si zhvillimi urban dhe rural, përkujdesja për mjedisin, gazifikimi, digjitalizimi, arsimi, sporti dhe kultura, e shumë të tjera janë themeli i punës tonë në këshillin komunal dhe me bindje dhe besim të plotë zotohemi se këtë program zhvillimor për Tetovën do ta ndjekim me shumë përkushtim dhe përpikshmëri.

Agjenda e gjelbërt nuk është vetëm një koncept abstrakt që servohet para nesh. Ajo paraqet një plan konkret, të mirëdefinuar dhe real që do të prek çdo familje, në çdo cep të këtij vendi, ajo është pjesë e zotimit dhe patriotizmit tonë pragmatik për të shndëruar ëndrrat tona perëndimore në realitetin tonë lokal.

Vëllezër e motra, unë besoj në konceptin e agjendës së gjelbërt, sepse padyshim besoj në idetë dhe vizionin e liderit tonë Ali Ahmeti dhe partisë tonë Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse në çdo cikël zgjedhor ne garojmë me program dhe ide konkrete për të zhvilluar shoqërinë tonë.

Qëllimi ynë i përbashkët dhe i pathyeshëm, ka qenë dhe vazhdon të mbetet, që përmirësimi i jetës së qytetarëve të marr edhe më shumë hov në përputhje me nevojat e tyre dhe këtë do ta arijmë së bashku.

Të nderuar të pranishëm, meqë përpos profesionit si jurist, unë i takoj edhe botës së artit, këtë fjalim dëshiroj ta përfundoj me një citat nga aktori amerikan, Joe E Lewis, i cili thotë: “Ju jeni vetëm një herë i ri, dhe nëse punoni si duhet, një herë është e mjaftueshme.” Neve tani na ngelet të ndjekim shembujt e shumtë të juaj, të pranishëm këtu, që rininë ia falët zhvillimit të këtij vendi. Duke patur një model të këtillë për të ndjekur, përplot sakrifica e përkushtim, nuk kam dyshim se fitorja jonë është e padiskutueshme, ndërsa zhvillimi dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve, do të jetë sukses i jonë i përbashkët.

Marketing