Blerja e duhanit të tepërt, Hoxha: Premtimi i dhënë është përmbushur

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha, sot ka njoftuar se Kombinati i Duhanit Prilep, ka paguar duhanprodhuesit nga të cilët ishte blerë duhani i tepërt.

Marketing

“Kombinati i Duhanit Prilep, sot ka paguar prodhuesit e duhanit nga të cilët ishte blerë duhani i tepërt.

Një total prej 706 tonë tepricë duhani nga korrja e vitit të kaluar u grumbulluan nga Kombinati i Duhanit, kurse duke filluar nga dita e sotme mjetet finaciare të destinuara për këtë, janë në llogaritë e prodhuesve të duhanit.

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u siguruan mjete financiare nga buxheti i shtetit, përmes programit Covid, që kapin vlerën prej 100,000,000.00 denarësh, të destinuara për Kombinatin e Duhanit SHA Prilep në mënyrë që të paguhet me kohë duhani tepricë i grumbulluar.

Prodhuesit e duhanit i morën mjetet financiare të premtuara. Premtimi i dhënë është përmbushur, në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka njoftuar kështu Hoxha.