Blero banor i “Big Brother Vip Kosova?

Jeta e tij private ishte në kulminacion përgjatë muajve të fundit, kjo sepse Blerim Muharremi i njohur për publikun si Blero i dha fund martesës së dytë.

Marketing

Ai dhe Afrona Dika u martuan me një ceremoni luksoze në bregdet me shumë të ftuar, por, përralla e dashurisë së çiftit të këndshëm mori fund pas tre vitesh duke e lënë pas të kaluarën.

Blero gjatë kësaj kohe hezitoi të intervistohet e të ndajë me audiencën edhe këtë informatë, por faktet tashmë janë aty, e, sot u mesua një tjetër informacion per te dhe ka të bëj me “Big Brother VIP Kosova”.

Listës si duket i’u shtua edhe një emër: Blero, por akoma nuk është 100% e sigurtë duke i ditur angazhimet e këngëtarit kosovar.