Kida thotë ‘Ma lujte’ në këngën e re

Këngëtarja e re, Kida, ka prezantuar së fundmi për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

Marketing

“Ma lujte” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Muzika është punuar nga SBS Enterteinament, gjersa për tekstin janë kujdesur BimBimma dhe Yll Limani.

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, Kida edhe në këtë klip nuk nguroi të shfaqet me një performancë mjaft atraktive.

Për klipin është kujdesur produksioni Degjenerata.

Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi po vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte muzikore të shumta, të cilat priten mirë nga publiku.