Blinken së shpejti në Evropë, kjo është arsyeja

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë këtë javë Brukselin, Moldavinë edhe vendet Baltike për të zhvilluar diskutime me aleatët e NATO’s dhe partnerët evropianë mbi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Marketing

Blinken do të vizitojë Belgjikën, Poloninë, Moldavinë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë nga data 3 deri më 8 mars.

Të mërkurën, ai tha se Uashingtoni ia ka bërë të qartë Kievit se do t’i mbështesë përpjekjet e tij për zgjidhje diplomatike me Rusinë, por ai shtoi se rruga diplomatike do të ishte e vështirë pa një ulje të tensione ushtarake.