​Rusët më në fund arrijnë të pushtojnë një qytet të madh: Bie Kherson pas një jave luftë

Kherson bëhet qyteti i parë i madh ukrainas që bie nën pushtimin rus, pas gati një javë luftimesh të ashpra, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, ka rënë në duart e forcave ruse, duke u bërë qyteti i parë i madh që ra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë javën e kaluar.

“Nuk ka ushtri ukrainase këtu,” tha të mërkurën kryebashkiaku i Khersonit, Igor Kolykhaev, sipas New York Times. “Qyteti është i rrethuar.”

Kolykhaev tha se forcat ukrainase janë tërhequr nga qyteti dhe janë zhvendosur në zonën e Mykolaiv, një qytet në veriperëndim të Kherson, teksa po ashtu shtoi se rusët do të vendosin një administratë ushtarake në qytet.

Kherson, një qytet me 300.000 banorë që ndodhet pranë Detit të Zi, është një vend i rëndësishëm strategjik falë vendndodhjes së tij pranë bregut jugor të Ukrainës, duke i dhënë ushtrisë ruse më shumë kontroll mbi zonën ndërsa përpiqen të shtyjnë drejt qytetit port të madh të Odessa./