Bllokimi i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, sa para ka humbur ekonomia globale

Prej orësh rrjetet sociale më të përdorura në planet, Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë dalë jashtë funksionit.

Marketing

Bllokimi aplikacioneve, sipas “NetBlocks”, e cila gjurmon ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, vlerëson se ndërprerja tashmë i ka kushtuar ekonomisë globale 160 milionë dollarë dhe ka ulur çmimin e aksioneve të Facebook me më shumë se 5 për qind.

Eksperti i sigurisë kibernetike Kevin Kevin Beaumont, shkroi në Tëitter: “Ky duket si një gabim epik gjatë konfigurimit, çka nëkupton se Facebook praktikisht nuk ekziston në internet për momentin”.

Stafi i Facebook bën me dije gjithashtu se nuk ishte në gjendje të vlerësonte shkallën e ndërprerjes sepse kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin.

Whatsapp, Instagram dhe Facebook Messenger, të cilat janë të gjitha në pronësi të Facebook, funksionojnë në një infrastrukturë të përbashkët.