Bllokohet komunikacioni në rrugën Prizren-Prevallë, ka shembje të dheut nga mali

Si pasojë e shembjes së dheut nga mali në rrugën Prizren-Prevallë është bllokuar komunikacion në këtë anë.

Marketing

Sipas të dhënave të para thuhet se bëhet fjalë për tunelin e parë në rrugën që çon nga Prizreni drejt Prevallës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë nëse është arritur që të largohen pjesët e rëna nga mali në këtë anë.

https://www.facebook.com/watch/?v=3115096135414076&t=0