Zbatimi i digjitalizimit të arsimit në viset rurale

Digjitalizimi i arsimit dhe kalimi nga mësimi klasik në përdorimin e paisjeve të sofistikuara digjitale, është sfidë në vete.

Marketing

Nxënësit e arsimit fillor, veçmë po përdorin në praktikë mësimin me laptop dhe tabelat smart, por po hasin në vështirësi të shumta.

TVM 2 qëndroi në shkollën periferike “Bajram Shabani” në Grushinë, ku nxënësit thonë se kanë probleme me rrjetin dhe preferojnë librat si mjet mësimor.

Ata ankohen se qëndrimi me orë të tëra pranë kompjuterit, ndikon edhe në dëmtimin e shikimit.

“Më mirë është të mësohet përmes librave, sepse me laptop mund të bie rrjeti apo ëi fi ja dhe në libër shohim më mirë, kurse në kompjuter e në laptop mund të na prishen sytë të mos shohim mirë”.

“Më mirë është me librat që i kemi, sepse koncentrimi është më i madh dhe librat digjitale ndonjëherë nuk kyçen dhe poashtu mund të na dëmtojnë edhe shikimin” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

Nga drejtoria e kësaj shkolle thonë se vetë pozita gjeografike e fshatit ndikon që shkolla të ketë rrjet të dobët të internetit, andaj ligji nuk duhet të jetë strikt dhe librat nuk duhen hequr nga përdorimi.

“Nuk mund të themi se nuk ka probleme për shkak se vet pozita e fshatit ka qasje të dobët të internetit dhe jemi detyruar që ti mbajmë dy firma a1 dhe itm firmë private që të sigurojmë rrjet më të fortë. Por nxënësit edhe në shtëpi ka problem me rrjetin, çdo orë ka ndërprerje nuk kemi zgjidhje tjetër pasi që nuk kanë libra për të mësuar dhe është ligji ku patjetër duhet të punojnë me tabletat” – tha Drejtori i SH.F “Bajram Shabani”, Ferat Fejzullahu.

Nga MASH edhe më tej janë në qëndrimin se nxënësit kanë nevojë për mjete moderne dhe se digjitalizimi nuk është trend por është nevojë e kohës bashkëkohore. Sipas MASH, kjo refromë vitin e ardhshëm do të zbatohet edhe për nxënësit e klasave të larta. (TVM2)