Bogoevski: Ja për sa ditë do ti merret mandati deputetit Gruevskit

Ndërkohë që Gruevski kërkon shpëtimin bazuar në mandatin e tij të deputetit, Parlamenti po përgatitet për tia marrë mandatin. Brenda afatit ligjor prej 15 ditësh, kryetari i Komisionit për mandatet Pavle Bogoevski do të caktojë seancë të komisionit dhe do kërkojë mbështetje nga anëtarët për tia mbaruar mandatin Gruevskit, me arsyën se e prish imazhin e Kuvendit.

Marketing

“Njoftimin zyrtar ma dorëzuan dje, dhe prej sot vijojnë afatet ligjore prej 15 ditësh, për thirrjen e seancës së komisionit për mandatet dhe imunitetin. Vendimin e komisionit, pastaj do e përcjellim në seancë plenare. Konkluza e komisionit do llogaritet si e miratuar nëse për të votojnë shumica e deputetëve, ndërsa në seancë plenare, do duhet të votojnë dy e treta e numrit total të deputetëve…Për të kaluar konkluza në komision, duhen afro gjashtë vota” , deklaroi deputeti Pavle Bogoevski.

Marketing