Borë në Iran, përmbytje në Arabinë Saudite

Pasi përfshiu perëndimin dhe veriun e Iranit, një front i acartë dimëror u përplas edhe mbi kryeqytetin e vendit, Teheran, duke paralizuar fluturimet, mbyllur shkollat, duke bllokuar autostradat e mbi të gjitha duke befasuar njerëzit, që u përballen me reshje të dendura bore për të parën herë në më shumë se një dekadë.

Marketing

Reshjet e borës nisën që të shtunën e kanë vazhduar duke shkaktuar ngërçe të mëdha në dy aeroportet kryesore, atë ndërkombëtar Imam Khomeini dhe Mehrabad, ku avionët kanë mbetur në tokë për orë të tëra.

Skena konfuzioni e zhgënjimi pati edhe udhëtarëve në linjat hekurudhore. Disa trena me destinacion Teheranin mbetën të bllokuar në mes të rrugës, e njerëzit nuk dolën dot prej aty për disa kohë.