Borën apo Beatrixën? Donaldi sapo bëri zgjedhjen e tij

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon të mbetet më i komentuari edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Marketing

Donaldi hyri në lojë i dashuruar me Bora Zemanin, teksa herë pas here i pranonte banorëve të tjerë ndjenjat për të.

Ai pati një takim me Borën brenda shtëpisë, ku i dhuroi një puthje në buzë dhe ranë dakord që të bisedonin jashtë për të vendosur ç’do të ndodhte me marrëdhënien e tyre.

Në ditën e përvjetorit të lidhjes, Donaldi i dhuroi Borës varësen e tij, teksa të gjithëve kjo iu duk si një dashuri e bukur përrallash.

Mirëpo më vonë, rrjedha e ngjarjeve ndryshoi kur këngëtarja Beatrix Ramosaj u fut në shtëpi. Mes tyre lindi një pëlqim, i cili u kthye në diçka më shumë pas daljes së Semit, mikeshës së ngushtë të Borës nga shtëpia.

Donaldi, i cili deri në ato momente ishte shprehur se ishte “i vetëm” (single) në shtëpi, nisi një lidhje të re me Trixën, duke u shprehur “Kjo është ajo që unë dua”.

Gjatë javëve në vazhdim, pamë momente të bukura e romantike mes tyre në ekran, herë pas here edhe zënka.

Mirëpo, marrëdhënia e tyre duket se pësoi një krisje të madhe në momentin që Beatrix pranoi të mos e vizitonte Donaldin në shtëpi, pas hatërmbetjeve me batutat e Salsano Rrapit për Bora Zemanin.

Në natën finale, ajo erdhi në realityshow për të surprizuar Donaldin, mirëpo ky i fundit u duk më i ftohtë se zakonisht gjatë takimit me të.

Pas daljes nga shtëpia, Trixa dhe Donaldi nuk u panë më bashkë. Marrëdhënia e tyre mori fund, ndërsa u bënë edhe “unfollow” në Instagram.

Ishte Trixa e para ajo që fshiu videon ku ka kënduar për Donaldin. Të njëjtën gjë bëri dhe aktori së fundi, duke i fshirë momentet me këngëtaren brenda shtëpisë..

Por, në profilin e aktorit Veshaj gjenden ende videot me Bora Zemanin, momentin kur u puthën dhe kur ia dhuroi varësen.

Pas këtij veprimi fansat po shpresojnë për një rikthim mes çiftit, Donald dhe Bora.